Informacion mbi Programimin
Filloi me punime individuale qe ne 2001. Projekte te meparshme, studime dhe bashkepunimi me programues te ndryshem rriten interesin per krijimin e nje firme qe te permbushte objektivat dhe interesat. Nuk ishte vetem bashkimi i ketyre ambicjeve, por dhe mirekuptimi ne nje skuader te rinjsh per te cilat puna e programimit eshte pasion. Sot Programimi i ShqiperiaCom eshte prezantues i teknologjive te reja ne tregun shqiptar.
Aplikime E-commerce dhe transaksione ne internet.
Filloi me iniciativen e nje Dyqani Virtual Shqiptar, si pjese e ShqiperiaCom.
Duke sjelle te gjitha praktikat e marketing ne Internet, firma jone eshte nder firmat qe kane ndihmuar drejtperdrejt e-commerce shqiptar. Me zhvillimin e disa aplikimeve te tilla si ato te AdaAir, ShqiperiaCom, Shekull.com.al, grupi yne ka kontribuar ne prezantimin e kesaj kulture tek vizitoret Shqiptar po dhe ne pershpejtimin e procesit te E-Commerce ne tregun Shqiptar.
E-Commerce eshte aktiviteti ku ShqiperiaCom do te perqendrohet me shume gjate vitit 2005-2006
ShqiperiaCom ne dy vite programim ka ndertuar ose ndihmuar ne ndertimin e disa prej siteve me te rendesishme dhe me te medha Shqiptare.
Ndertimi i ketyre siteve eshte bere duke perdorur struktura programimi dhe mbeshtetje me disa sisteme manaxhimi bazash te dhenash. Kryesisht PHP dhe MySQL.