Personalisht nuk e kam kuptuar kurre se pse dikush duhet te prishe dicka per te mos fituar asgje, megjithate ka njerez qe gjejne kenaqesi ne akte te ngjashme.
Megjithate mendoj qe ka dhe djem me te mire qe gjejne kenaqesi duke ndihmuar e fituar prandaj po bejme nje oferte. Gjeni nje vrime sigurie ne nje nga faqet e hostuara ne serverat tane, na njoftoni dhe asistoni ne rregullim te problemit dhe ne do ofrojme 500WM$ per cdo raportim.

Ka shume faqe te programuara me ndonje gabim qe mund te shfrytezohet, historia po tregon qe dhe aplikimet me te mira mund te kene probleme sigurie e ne vend qe te shkaterroni, keni mundesi te ndihmoni.

Rregullat -
1. Problemet duhet te raportohen direkt pa u bere publike -> tek support- host.al.
2. Problemet duhet te jene te nje faze kritike ku tregohet qe integriteti i nje faqeje mund te kompromentohet e jo minor-bugs
3. Te ofrohet log i plote mbi problemin per te asistuar ne zgjidhje.
4. Raportuesi nuk duhet te kete lidhje me faqen hostuese ku gjendet problemi

Njoftimi vlen deri ne nje afat te dyte.



Monday, December 5, 2011







« Back