falas 01
Domain Name Servers

Drejtojeni domainin tuaj ne cast ku te deshironi. Ne ofrojmë pa pagesë DNS për të gjithë klientët tanë të domain .al.

02
Wordpress Hosting

Wordpress mund ta instaloni me nje click nga paneli i klientit prane Host.al. Serverat tane jane te specializuar per WordPress!.

03
Servera Made in Albania!

Shpejtësi maksimale për të gjithë klientët në Shqipëri me cmimet më të lira në treg. Hostoni në VPStë Made in Albania për të bërë dallimin.

Informacion mbi domainet .alcfare duhet te dini,
dhe cfare duhet te kemi parasysh per domainet .al.
Kush janë emrat e rezervuar nën zonën .al?

Emrat e markave, patentave dhe dizenjove industriale të miratuara nga institucioni përkatës, të cilat përkojnë saktësisht me emër domaini nën “.al”, përbëjnë emra të rezervuar për poseduesit e markës/patentës/dizenjos industriale të regjistruar.

Përjashtohen rastet kur kërkuesi i një emri domaini nën “.al”, pasi është konsultuar me linkun e faqes web zyrtare me DPPI - seksioni i databazës online të markave/patentave/dizenjove industriale të regjistruara, së bashku me të dhënat e kërkuara të regjistrimit, deklaron me shkrim që ai pranon të lirojë/heqë dorë për atë domain brenda 30 ditëve nga marrja dijeni, duke humbur çdo të drejtë për ankim apo çdo kërkesë për kompensim, nëse emri i të njëjtit domain është kërkuar apo do të kërkohet të posedohet nga poseduesi i ligjshëm i markës/patentës/dizenjos industriale.

Për sa më sipër përpara kërkimit dhe regjistrimit të një domain “.al” duhet të bëni kërkim në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) http://www.dppm.gov.al/ .

Çdo kush mund te regjistrojë një domain .al

Domainet .al janë të liberalizuar dhe çdokush mund të regjistrojë një domain .al. Domainet nën zonat e dyta si .com.al, .edu.al, .org.al, .net.al duhet te rregjistrohen nga firma apo organizata që përmbushin qëllimin e pasjes së një domaini nën këtë zonë.

Për rregjistrimin e një domaini .al, ju lutem sigurohuni që të vendosni një adresë të saktë dhe të keni të dhëna të sakta mbi karten tuaj të identitetit apo në rast rregjistrimi nën një emër firme, atëherë duhet dhe një identifikues i firmës (p.sh: NUIS).

Emrat e ndaluar nën zonën .al

Rregjsitri i .al ka caktuar si te ndaluar fjalët/grup fjalësh që konsiderohen sensitive për përdorim publik në emrat e domaineve .al. Te tilla kategori jane pershembull:

  • blasfemi (kur përdoren për fyerje të ketij karakteri)
  • homoseksual
  • identitet seksual (karakter fyerje)
  • fyerje familjare
  • organet e riprodhimit njerëzor (karakter fyerje)
  • sharje
  • fyerje me emra kafshësh
  • prostitucion (kur përdoret për fyerje të këtij karakteri)
  • sëmundje ngjitëse (kur përdoren për qëllim fyerje)
  • fyerje raciale
  • fyerje etnike
  • fyerje për shkak të sëmundjeve mendore
  • fyerje me bazë fetare
  • fyerje politike me terma të papranueshëm, si psh. çifute, naziste, fashiste, etj.
  • fyerje personale
  • fyerje të inteligjencës
  • fyerje të kategorive të ndryshme grup fjalësh

Fjalet e ndaluara nuk jane te kufizuara dhe Rregjistri mund të shtoje fjale te reja ne cdo cast. Lexoni me shume ne kete artikull: Mbi domainet e ndaluar .al

Domainet .al mund te kene nga 2 - 63 karaktere

Emër domain-i është tërësia e një serie karakteresh alfanumerike që përfshin shkronjat nga A deri tek Z, numrat nga 0 deri tek 9 dhe shenjën minus “-”.

Nga pikpamja sintaksore nuk mund të regjistrohen emrat e domain-eve të mëposhtëm kur:

  • Emrat përbëhen nga një karakter;
  • Emrat fillojne ose mbarojne me minus “-”;
  • Emrat përbëhen nga më shume se 63 karaktere;
  • Emrat fillojnë me dy karaktere alfanumerike të çfarëdoshme të pasuara nga dy minuse( formati “xy--”).

Transferimi i domaineve .al

Per te transferuar nje domain .al mund te kerkoni nje kod transferte prane rregjistrarit tuaj aktual. Kodi sherben per te verifikuar transferimin e domainit .al

Nese domaini juaj eshte rregjistruar direkt prane AKEP, atehere duhet te kontaktoni nga adresa email ku keni rregjistruar domainin dhe te kerkoni nje kod transferimi. Transferimi do sjell me vete dhe nje vit rinovim te domainit

WHOIS .al

WHOIS server eshte nje menyre kerkimi mbi personin qe ka nje domain .al. Per domainet shqiptare nuk ofrohet nje sherbim i tille akoma.

Nese keni rregjistruar nje domain .al, te dhenat tuaja nuk jane publike, por ato mund te aksesohen ne cdo cast nga rregjistrari juaj dhe AKEP

Zgjidhni planin më të mirëpër hostimin tuaj.
Ne ofrojmë atë që reklamojmë, pa cmime të fshehura!
filloni aventurën tuaj në internet Fillesa
1.99/muaj
  • 300 MB Disk Space
  • 5 GB Bandwith
  • 3 Emaile
  • falas Certifikatë Sigurie
  • instaloni WP me një klik
më i kërkuari
Hostimi për nevojat e kompanisë suaj Host 10000
5/muaj
  • 10 000 MB Disk Space
  • 15 GB Bandwith
  • 50 emaile
  • falas Certifikatë Sigurie
  • instaloni WP me një klik
vps server për ekspertët VPS Albania
22.98/muaj
  • 1024 MB RAM
  • 20 GB HDD
  • pa limit bandwidth
  • 1 IPv4 + IPv6
  • ji vetë Zot ROOT
Pse të zgjidhni Host.al!? sepse do i besoni një eksperience 15 vjecare në ofrimin e shërbimeve të internetit.
Më shumë se 10 000 klientë në këto vite kanë kalitur ekipin tonë me eksperiencën e nevojshme për të plotësuar cdo nevojë tuajën në fushën e shërbimeve në linjë
1
Rregjistruesi më i madh,
në zonën .al

Nga cdo qytet shqiptar, por dhe nga cdo kontinent, klientët tanë janë disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm dhe firmat më prestigjoze botërore

2
Siguria më e lartë,
dhe cmimet më të leverdisshme

Ne sigurohemi gjithmonë që klientë tanë të kenë qetësinë e nevojshme me një shërbim me sigurinë në plan të parë! Por kujdesemi dhe qe cmimet tona të jenë konkurruese me cdo kompani tjetër botërore.

3
Shërbimi më i shpejtë,
Ekipi më i përgatitur

Ne jemi gjithmonë pranë jush! Në cdo cast që keni nevojë për ndihmë, ekipi ynë është vetëm pak momente larg përgjigjes së cdo nevoje tuajën.

4
Mijëra klientë të kënaqur,
nuk mund të gabojnë

Si kompania më e madhe e rregjistrimit të domaineve në Shqipëri, ne nuk mund të mos ngriheshim pa besimin e mijëra klientëve të kënaqur. Eja dhe bëhu pjesë e familjes sonë!

Servera nga Datacenter në Tiranë

Mos i bjer botës përqark, por hosto aty ku klientët janë! Serverat tanë të dedikuar dhe VPStë janë në një linjë 100 Megabits në zemër të Tiranës. Provo dhe revoluciono faqen tënde

porosit tani

rrjeti i hostimit te dhena

Tirane

lidhja 100 MB/s

multiple connection

Germany

lidhja 600GB/s

multiple connections

SHBA

lidhja 900GB/s

multiple connections